Erilda Krasi, Viti II, Master Shkencor në Turizëm Religjioz
Periudha e komunizmit, e konkretisht periudha pas shkurtit të vitit 1967, kur Shqipëria u shpalli vendi i parë ateist në botë, është një periudhë e errët në historinë e vendit tonë. Në këtë moment monumentet e trashëgimisë kulturore religjioze u përballën me një rrezik real, që për disa monumente arriti të kishte edhe pasoja fatale.
Menjehere pas shpalljes së ‘luftës së hapur’ ndaj besimit, nxënësit e gjimnazeve dhe të rinjtë, të cilëve ‘iu faturua’ kjo nismë, u dërguan të mbledhin ikonat dhe materialet nga monumentet fetare, por edhe nga shtëpitë e njerëzve, për t’u siguruar që të ‘shkulej nga zemra’ besimi i qytetarëve, me çdo kusht.
Nisma e të rinjve filloi nga Durrësi dhe u përhap në të gjithë vendin. E njëjta situatë erdhi edhe në rajonin e Beratit, një qytet muze prej vititi 1961, tejet i pasur me trashëgimi kulturore religjioze. Pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie religjioze pati ndryshime në pamje, fasada, funksione etj. Ajet Nallbani, në ato kohë nxënës gjimnazist, kujton sesi bashkë me shokët edhe shoqet e klasës u dërguan të mbledhin çdo objekt që përdorej gjatë ceremonive respektive fetare në secilin monument dhe i dërgonin ato pranë aymbienteve te Drejtorisë së Trashëgimise Kultutore.
Disa monumente u kthyen ne depo, magazina, stalla kuajsh (kisha e Shendelliut), salla kercimi, pika turistike etj. Nje pjese prej tyre u demtuan rende, madje disa u shkaterruan plotesisht. Në raportet e kohës listohet një total prej rreth 2 169 monumente të ndikuara e pothuajse shkatërruara, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj..”
Pavarësisht luftës agresive të shpallur, pati një pjesë besimtarësh të cilët arritën ta ruanin dhe ta kultivonin besimin e tyre edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ndër problematikat që pushteti i asaj kohe vuri re, ishte respekti dhe kujtimet per funksionin religjioz të këtyre monumenteve nga ana e banorëve, duke sjellë kështu akomë më shumë veprime në shkatërrimin e këtyre monumenteve, duke i tjetërsuar thuajse plotësisht pamjen.
Më poshtë janë listuar monumentet e modifikuara/tjetërsuara dhe ato të shkatërruara përfundimisht gjatë ateizmit në gjithë rajonin e Beratit.
Monumentet e kultit me statusin ‘Monument Kulture’, të cilat pësuan ndryshime gjatë periudhës së komunizmit:
- Kisha e Shën Gjergjit – u shemb kati II, u kthye në pikë turistike të qytetit, mendohet se aty ‘fshihen’ eshtrat e Babë Dudë Karbunarës (dëshmi personale nga banorët e zonës)
- Kisha e Profetit Ilia- u kthye në repart ushtarak, u zhvesh nga çdo dekor i mundshëm
- Kisha e Shën Spiridhonit- u hoqën të gjitha ikonat dhe ikonostasi; filloi të përdorej për kultivimin e krimbit të mëndafshit, mbetën vetëm 4 muret, pa tavan e asgjë tjetër.
- Kisha e Shën Marisë – në ngjitje të shkembit ne Mangalem, u ça me dinamit për të hapur tunel, dëshmi personale e bashkëjeteses fetare në 1940. Tanimë ka mbetur vetëm një dhomë e vogël.
- Kisha e Vokopolës- u kthye në magazinë
- Kisha e Shën Kollit, Perondi- u kthye në depo drithi
- Kisha e Drobonikut- ku është mbajtur dhe ceremonia e dasmës së Skënderbeut- u kthye në vatër kulture për banorët e fshatit

Kisha e Shën Marisë, Mangalem
Monumente kulti të trashëgimisë kulturore të cilat u shkatërruan pltoësisht janë të listuara si më poshtë vijon:
- Kisha e shën Kollit Sinjë: mendohet t’i perkasë shek XVII-XVIII, ndër kishat e para të prishura në 1967 nga një grup të rinjsh.
- Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës, Kondas: 1791, Ikona dhe pjesë ikonostasi ruhen në fondin e Monumenteve të Kulturës së Beratit.
- Kisha e Shën Thanasit, Vërtop: u shkaterrua ne 1970, ka pasur nje mbishkrim, datonte ne 1806, pikturuar nga Cetirët
- Kisha ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Mbreshtan: daton në vitin 1815 dhe ka qenë një monument me rendesi pasi ka patur të dhëna edhe para viti 1967. Disa ikona të kësaj kishe sot gjenden të ekspozuara pranë muzeut ‘Onufri’
- Kisha e Shën Sotirit, Konezbaltë: daton 1882.

